Turi i Francës, lumturia e Jan Bakelants

01/07/2013 00:00

Jan Bakelants arriti në Ajaccio fitoren më të rëndësishme të karrierës së tij çiklistike. 27-vjeçari debutoi këtë vit në Turin e Francës dhe fitoi etapën e dytë të kësaj xhiroje.

“Falenderoj ekipin tim (RadioShack) për besimin që më ka dhënë pasi nuk ishte e lehtë përzgjedhja ime pas sezonit të vështirë që kam kaluar. Kam bërë një operacion dhe kam pasur shumë probleme me gjurin”, u shpreh belgu.

“Ndoshta nuk do e provoj më kënaqësinë e fitores dhe aq më pak kënaqësinë e të mbajturit të fanellës së verdhë. Do të shfrytëzoj çdo moment”, shtoi Bakelants.

Sot zhvillohet etapa e tretë e Turit (Ajaccio-Calvi 145.5 kilometra e gjatë) që i jep fund garës në ishullin e Korsikës dhe çiklistët kalojnë në Francën Kontinentale për të vazhduar me 18 etapat e tjera të turit, përfshirë këtu dy kronometrime.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta