Llorente: Juventusi, një krenari e veçantë

01/07/2013 19:15

Fernando Llorente, sulmuesi i ri i Juventusit, “zbarkoi” sot në Torino, ku u prit në aeroport nga disa qindra tifozë të entuziasmuar.

Për 28-vjeçarin, i cili të martën do të prezantohet zyrtarisht nga kampionët e Italisë, kjo ditë kishte emocione të veçanta.

“Sot nis për mua një etapë e re dhe jam tejet i lumtur”, fjalët e para të Llorentes në mbërritje.

“Është një ndienjë shumë e bukur të jesh futbollist i Juventusit dhe jam shumë i emocionuar që do të luaj përkrah Tevez e kampionëve të tjerë të këtij ekipi”, deklaroi sulmuesi i përfaqësues spanjolle.

Top Channel