JLo këndon për diktatorin

01/07/2013 00:00

Jennifer Lopez ka marrë kritikat e ashpra të grupeve të të drejtave të njeriut pasi ka kënduar ekskluzivisht për diktatorin e Turkmenistanit në këmbim të një shpërblimi të majmë.

Këngëtarja e famshme ishte e ftuar në festën e ditëlindjes së presidentit Gurbanguly Berdimuhamedov, i cili mbushi 54 vjeç.

Disa orë më vonë JLo theksoi se nuk ishte në dijeni të regjimit me dorë të hekurt të presidentit të ish-republikës sovjetike.

43-vjeçarja këmbënguli se nuk do e pranonte ftesën nëse do e njihte situatën.

Top Channel