Itali, gjendet trupi i vajzës shqiptare

01/07/2013 00:00

Është gjetur pak pas mesditës trupi i vogëlushes shqiptare të  zhdukur pasditen e së dielës në ujërat e lumit Po, në Itali. Sipas mediave lokale, trupi i përket vajzës më të vogël, 10 vjeçe, që banonte me prindërit e saj në Breme. 

Forcat speciale të polumbarëve nxorrën dje në mbrëmje nga ujërat e lumit trupin pa jetë të kushërirës së saj. Dy fëmijët, 10 dhe 11 vjeç po luanin buzë lumit dhe me sa duket kanë futur këmbët në ujë, kur janë rrëmbyer nga një vorbull.

Dy familjet shqiptare kishin organizuar një piknik buzë lumit dhe fëmijët i ishin afruar ujit për tu freskuar. Në vendin ku ka ndodhur fatkeqësia lumi është shumë i rrezikshëm për shkak edhe të një disniveli të madh dhe të vorbullave të forta.

Aq të forta sa edhe notarët më të zotë nuk arrijnë t’i përballojnë. Me sa tregojnë dëshmitarët, qenë të kota përpjekjet për të shpëtuar vajzat.

Disa të afërm të tyre u hodhën në ujë, por rrezikuan edhe ata mbytjen. Përkrah polumbarëve deri vonë kur ra errësira, u kërkua me helikopterë me shpresën e gjetjes gjallë të fëmijëve.

Top Channel