Gerans fiton etapën e 3, Bakelants ruan fanelën

01/07/2013 00:00

Simon Gerans është fituesi i etapës së tretë të Turit të Francës, Ajaccio-Calvi e gjatë 145.5 km. Ciklisti australian ia ka dalë mbanë të triumfojë falë një sprinti final në kilometrin e fundit duke lënë vetëm pak centimetër prapa Piter Sagan, ndërkohë që kanë munguar sërish protagonistët, apo pretendentët në letër si Kavendish, Kitel apo Dakenklob edhe në këtë etapë të tretë.

Në të vërtetë kjo ka qenë një etapë relativisht e vështirë me malore dhe zbritje për 145.5 km. Clark ka udhëhequr për disa kilometra këtë etapë, ndërkohë që e ka humbur kryesimin 15 km nga finishi.

Ndërkohë nga grupi i fundit që u krijua deri në finish të vetmit që arritën të mbanin një ritëm më të lartë dhe të shkëputeshin deri në finish ku nuk patën as kohë për të festuar ishin Gerans dhe Sagan, të cilëve iu desh të prisnin fotofinishin për të përcaktuar se kush ishte i pari.

Mbrëmjen e sotme ciklistët do të transferohen në Nice me avion për t’u bërë gati për etapën e katërt që do të jetë nga Nisa në Promenad de Angle, 25 kilometra e gjatë.

Fanela e Verdhë do të mbahet sërish nga belgu Jan Bakelants i cili edhe pse u rëndit i 19-ti në këtë garë, vazhdon të ruajë kryesimin me kohën e përgjithshme më të mirë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta