F1, Vettel: Nuk duhet fajësuar ekipi
01/07/2013 00:00
“Gjithmonë mërzitesh kur braktis një garë, por nuk duhet fajësuar ekipi.” Kështu u shpreh Sebastian Vettel pas Cmimit të Madh të Britanisë së Madhe nga i cili doli pa pikë pas tërheqjes për shkak të një problemi me kutinë e marsheve.
“Patëm një problem me marshet. Mbeta pa marshin e pestë dhe kur u mundova të fusja të gjashtin, u prish gjithçka. Këto janë gjëra që ndodhin në gara”, shpjegoi piloti i Red Bull.
“Tani kemi garën e Gjermanisë dhe do të përpiqemi të fitojmë atje”, shtoi tre herë kampioni i botës.
Vettel ka një avantazh prej 21 pikësh ndaj Fernando Alonsos (Ferrari), i cili renditet i dyti në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve.
Top Channel