Turi, Froome fiton sërish

30/06/2013 18:00

Etapa e 17-të e Turit të Francës, kronometri individual nga Embron në Chorges, pa si protagonist absolut sërish Chris Froome, që me fitoren e etapës i afrohet edhe më pranë suksesit përfundimtar.

Në një duel të fortë me rivalin e tij kryesor, Alberto Contador, Froome arriti të rikuperonte dhe të fitonte në fund etapën me nëntë sekonda avantazh, të cilat pas shkëputjes në malin Ventoux, tre ditë më parë, thellojnë edhe më shumë avantazhin pothuajse të pacënueshëm të Froome në renditjen e përgjithshme.

Për britanikun me origjinë afrikane, kjo ishte etapa e tretë e fituar në këtë Tur të deritanishëm.

Megjithatë, me paraqitjen e mirë, Contador fitoi një diferencë të rëndësishme nga ana e tij me ndjekësit e tjerë, duke u ngjitur në vendin e dytë.

Pas një paraqitje të dobët në këtë kronometër, Mollena bie jashtë treshes, me Kreuziger që kompleton “podin” e renditjes së përkohshme të përgjishme.

Kjo është renditja e dhjetë të parëve në etapën e së mërkurës

1. Froome             00h51m33’2s
2. Contador                +9’3s
3. Rodríguez               +10’4s
4. Kreuziger                +23’5s
5. Valverde                 +30’6
6. Quintana                +1m11s
7. Këiatkoëski             +1m33s
8. Fuglsang                +1m34s
9. Talansky                +1m41s
10. Van Garderen        +1m51s

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA