Martohet Avril Lavigne
30/06/2013 00:00
Avril Lavigne është martuar me Chad Kroeger.
Këngëtarja ka shkëmbyer unazat me vokalistin e grupit Nickelback në jug
të Francës në një ceremoni detajet e së cilës ende nuk dihen.
Lajmin e bëri të ditur menaxheri i saj nëpërmjet Twitter-it, por nuk publikoi asnjë foto.
Lavigne dhe Kroeger janë lidhur verën e kaluar, kur rokeri po e ndihmonte për regjistrimin e albumit të saj të pestë.
Top Channel