Cher vlerëson Tom Cruise
30/06/2013 00:00
Cher e ka vendosur aktorin Tom Cruise në listën e 5 partnerëve më të mirë që ka pasur ndonjëherë.
Këngëtarja 67-vjeçare ka qenë e lidhur me aktorin hollivudian në mes të viteve ’80 për një kohë të shkurtër, por që i ka lënë mbresa të mëdha.
“Ishte një djalë i mrekullueshëm. Kemi pasur një marrëdhënie shumë intensive dhe pasionante, por që zgjati pak”, theksoi Cher.
Kur u pyet se çfarë vendi do të zinte në listën e ish të dashurve që ka pasur, Cher u përgjigj: “Në pesëshen e parë! Kam pasur partnerë të shkëlqyer.”
Top Channel