Bakelants fiton fanelën e verdhë

30/06/2013 00:00

Belgu Jan Bakelants, i skuadrës “RadioShack” është fituesi i etapës së dytë të Turit të 100-të të Francës. Ai kaloi vijën e finishit pas 3 orë 43 minuta dhe 11 sekonda garim në një terren kodrinor.

Por lajmi akoma më i mirë për çiklistin belg është se ai i rrëmben fanelën e liderit çiklistit gjerman, Marcel Kittel që fitoi etapën e parë ditën e djeshme.

I dyti, me pak sekonda vonesë kaloi Sagan, i ndjekur nga Kwiatkowski.

Etapa e dytë e turit ishte e gjatë 156 kilometra, nga Bastia në Ajaccio, ndërsa nesër zhvillohet gara për etapën e tretë, Ajaccio-Calvi 145.5 kilometra e gjatë dhe që i jep fund garës në ishullin e Korsikës dhe çiklistët kalojnë në Francën Kontinentale për të vazhduar me 18 etapat e tjera të turit përfshirë këtu dy kronometrime.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta