Aksidente me viktima
30/06/2013 00:00
Dy aksidente me pasojë një të vdekur dhe 6 të plagosur ndodhën të shtunën pasdite në Librazhd dhe Burrë.
Nga përplasja e dy mjeteve në Burrel u plagosën tre persona që ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti i dytë ndodhi rreth orës 19.00. Dy mjete u përplasen në Librazhd, për pasojë humbi jetën një i ri nga Tirana dhe u plagosën drejtuesja e mjetit të dytë dhe shoqëruesi i saj.
Aksidenti i tretë ndodhi në Babrru, në Tiranë, kur 38-vjeçari Alfred Kuliçi goditi me motor një grua dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të tre kanë marrë plagë të lehta.
Top Channel