‘Tour de France 2013’, starton të shtunën

29/06/2013 00:00

Nga sot në ekranin e Top Channel fillon trasmetimi i aktiviteti më të  famshëm të ciklizmit, “Tour de France”.

Përpara fillimit të tij janë prezantuar skuadrat dhe ciklistët pjesmarrës, të cilët do të fillojnë këtë aktivitet nga Porto Vekio, e Korsikës. Mes pretendentëve për Turin e këtij sezoni padyshim që është Kris From i skuadrës ‘Skaj’ dhe spanjolli Alberto Kondador i skuadrës Sakso Tinkof.

Skuadra ‘BMW’ udhëhiqet nga australiani Kadel Evans, por nuk mund të mbeten më pas edhe sllovaku Piter Sagan apo britaniku sprintier Mark Kavendish. Nga data 29 qershor dhe për 3 javë në vazhdim Top Channel do të jetë cdo ditë deri më 21 korrik kur do të zhvillohet edhe etapa finale, drejpërdrejt me aktivitetin më të madh dhe më të famshëm të ciklizmit.

Top Channel