Nis Turi i Francës

29/06/2013 00:00

Me etapën e parë, Porto Vecchio-Bastia nisi Turi i Francës 2013, evenimenti më i rëndësishëm dhe me më shumë traditë në botën e çiklizmit.

Etapa e parë, e konceptuar si nxemje për sportistët është e gjatë 213 kilometra, përgjithësisht në një terren të drejtë. Pas kësaj etape do të vijohet me etapën e dytë, Bastia-Ajaccio, 156 kilometra e gjatë. 145.5 kilometra e gjatë është etapa e tretë e Turit që mbyll garimin në ishullin e Korsikës dhe hedh çiklistët në Francën Kontinentale.

Turi është ndarë në 21 etapa, 7 në terren të drejtë, 5 në terren kodrinor, 6 terren malor, dy kronometrime individuale dhe një kronometrim ekip. Në total, kilometrat e përshkuara në përfundim të turit në Paris do të jenë 3403.

Mes pretendentëve për Turin e këtij sezoni padyshim që është Kris From i skuadrës ‘Sky’ dhe spanjolli Alberto Kondador i skuadrës “Saxo-Tinkoff”.

Skuadra ‘BMW’ udhëhiqet nga australiani Kadel Evans, por nuk mund të mbeten më pas edhe sllovaku Piter Sagan apo britaniku sprintier Mark Kavendish.

Ajo që bie në sy sivjet në këtë tur, që feston 100-vjetorin e tij, është risia që për herë të parë që nga viti 2003, çiklistët do të garojnë plotësisht në tokë franceze.

Nga data 29 qershor Top Channel do të jetë cdo ditë deri më 21 korrik kur do të zhvillohet edhe etapa finale, drejpërdrejt me aktivitetin më të madh dhe më të famshëm të ciklizmit.

                                    Itinerari i 21 etapave te Turit të Francës

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta