Përcillet për në banesën e fundit James Gandolfini

28/06/2013 00:00

Familjarë, miq, aktorë, fansa e dashamirës përcollën për në banesën e fundit James Gandolfini-n, aktori i përjetësuar në botën e kinemasë nëpërmjet rolit të tij në serialin “The Sopranos”.

Gandolfini ndërroi jetë në moshën 51-vjeçare pas nëj infarkti që pësoi gjatë pushimeve në Itali.

Ceremonia mortore u zhvilluar në Katedralen “Saint Johnd the Divine” në Nju Jork ditën e enjte.

Mes të pranishmëve në funeral ishte edhe guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christi, ndërsa producenti i serialit “Sopranot”, David Chase në fjalën e rastit vlerësoi Gandolfini-n si një njeri me zemër të madhe.

“James më pyeti njëherë: e di cfarë dua të jem? Dua të jem në radhë të parë një njeri”, tha Chase i përlotur.

Top Channel