Marko Marin tek Sevilla

28/06/2013 17:45

Marko Marin do të luajë këtë sezon i huazuar tek Sevilla. Sulmuesi gjerman u ble nga Chelsea për 8 milionë euro sezonin e kaluar, por nuk ka arritur të ketë vazhdimësi për shkak të dëmtimeve dhe mospërshtatjes me futbollin anglez.

Marin, i cili mund të luajë në të dy krahët e sulmit, do të zëvendësojë tek Sevilla lojtarin që shënoi 11-metërshin e fundit në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave ndaj Italisë, Jesus Navas. Spanjolli është blerë nga Manchester City.

Marko Marin u bë i njohur në Bundesligë duke luajtur për Werder Bremen para se të blihej nga Chelsea. 24-vjeçari ka debutuar me kombëtaren e Gjermanisë më 27 maj 2008, në barazimin 2-2 ndaj Bjellorusisë dhe ka qenë pjesë e lojtarëve që përfaqësuan Gjermaninë në botërorin e vitit 2010.

Top Channel