Kehl: Borussia, edhe më e mirë

28/06/2013 18:00

Sebastian Kehl, kapiteni i Borussia Dortmund, është shprehur se sezonin e ardhshëm skuadra e tij do të jetë edhe më e mirë, pavarësisht shitjes së Mario Gotze tek Bayern Munchen.

Sezonin që kaloi Borussia Dortmund u shpall nënkampione e Gjermanisë dhe e Europës. Kehl mendon se verdhezinjtë do t’i rikthehen trofeve pasi ekipi është shumë solid.

“Pavarësisht largimeve, kemi një skuadër solide. Nuk do të jemi më keq se sezonin e kaluar, por do të jemi edhe më mirë”, deklaroi për ‘Bild’ mesfushori gjerman.

Borussia ka shitur Mario Gotze tek Bayern dhe Felipe Santana tek Schalke 04. Nga ana tjetër, ka blerë deri tani mbrojtësin Sokratis Papastathopoulos.

“Klubet kërkojnë shifra marramendëse për lojtarët e tyre, por kam besim se drejtuesit tanë do e përforcojnë skuadrën shumë mirë”, shtoi Kehl.

Top Channel