Çështja e dëmshpërblimeve të Luftës së Dyte Botërore nga ana e Gjermanisë është rindezur përsëri në Greqi, disa ditë pas ceremonisë përkujtimore të 69-vjetorit të masakrës në fshatin Distomo.

Ata që mbijetuan nuk mund të harrojne dot ngjarjet e qershorit të 1944-s, kur trupat gjermane vranë 218 banorë, midis tyre 40 foshnja e femijë dhe për ta çështja e kompensimeve është më shumë një drejtësi morale, sesa materiale.

Por, për kreun e opozitës, Aleksis Tsipras është një detyrim historik. “Dëmshpërblimet e luftës dhe kredia e pushtimit duhet të kerkohen, ky është një borxh historik. Burracakëria dhe mosveprimi i qeverive të mëparshme nuk mund të jetë sot një justifikim”, deklaroi Tsipras.

Pretendimet për kompesimet e luftes jane rritur me shume se kurre muajt e fundit nga partitë opozitare greke për shkak të krizës financiare të vendit dhe masave shtrënguese.

Edhe vete Athina zyrtare, nepermjet ish-ministrit te Jashtem Avramopoulos, deklaroi se do te shfrytezohen te gjitha mjetet per te arritur nje rezultat.

Ekspertët vleresojne se perveç demshperblimeve te luftes qe shkaterroi gjithe vendin dhe shkaktoi 300 000 viktima, Gjermania i detyrohet Greqise edhe nje kredi, qe i eshte marre me force ne vitin 1942.

Vlera e tyre e marre se bashku shkon rreth 162 miliard euro, perafersisht aq sa eshte edhe kontributi i Gjermanise ne paketen e ndihmes ekonomike prej 240 miliardë eurosh.

“Unë mendoj se kjo është një mundësi e bukur për të dy palet për të zgjidhur llogari,  duke shkëmbyer detyrimin e marrëveshjes së ndihmës, me detyrimin i kompensimeve të luftës”, deklaroi Nikos Hristodulakis, ish-minister i Financave.

Megjithatë, Berlini zyrtar mban nje qendrim te ngurte per kete çeshtje dhe ministri i Financave, Ëolfgang Schauble deklaron se kjo çështje eshte e zgjidhur prej vitesh.

“Eshte sigurisht një ceshtje shumë e shumë e fortë morale dhe politike. Gjermania gjithmonë ka marre persiper përgjegjësitë e saj nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ambasadori gjerman në Athinë, Ëolfgand Dold.

Për analistet ka edhe një aspekt negativ social për të lënë çështjen e pazgjidhur, pasi midis dy popujve krijohet nje hendek i thelle dhe nje fryme përçarëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA