F1, Monza rrezikon për arsye ekonomike

27/06/2013 02:40

E ardhmja e Formula 1 në pistën e Monza-s është në dyshim. Edhe pse nuk ka vendosur ende, Bernie Ecclestone ka pranuar se F1 mund të mos garojë më në “Brianza”.

“Nëse do të na duhej të tërhiqeshim nga Monza, them nëse, pasi nuk është marrë asnjë vendim, do ta bënim vetëm për motive ekonomike. Sigurisht, kualiteti i pistës dhe organizimit mund të jenë ndër më të mirët, por e përsëris, këto nuk përbëjnë cështjen kryesore”, ka thënë bosi i F1.

Dihet që kalendari i garave të Formula 1 do të pësojë ndryshime së shpejti, duke humbur disa prej Çmimeve të Mëdha në Europë. Në fund, pyetjes nëse do të largohet ndonjëherë nga Formula 1, ai i është përgjigjur:

“Nuk jam padroni i kësaj sipërmarrjeje. Mund të largohem në çdo moment, nëse aksionerët do të vendosnin për këtë, ose nëse do të kuptoja që nuk më argëton më”, deklaroi ai.

Top Channel