F1, Alonso: Nuk mund të gabojmë më

27/06/2013 20:20

“Vettel është pothuajse perfekt, ne nuk mund të gabojmë më edhe pse situata në klasifikim nuk është edhe aq e keqe.”

Fernando Alonso dhe Ferrari po përgatiten për garën e Silverstonit. Spanjolli paraqitet me 36 pikë disavantazh ndaj kampionit në fuqi të botës, i cili është në rrugën e drejtë për të fituar titullin e katërt radhazi në Formulën 1.

“Të gjitha garat janë të rëndësishme që tani e tutje. Nuk mund të gabojmë më. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të bëjmë punën tonë javë pas jave. Duhet të përfundojmë garën para Vettel. Nëse nuk është e mundur, duhet të marrim sa më shumë pikë”, deklaroi piloti i “Kokëkuqes”.

Alonso deklaroi se Silverstone mund të jetë një pistë që favorizon Ferrarin: “Kemi qenë kompetitivë në 3-4 vitet e kaluara. Kemi shpresa të mëdha për këtë fundjavë, por edhe Red Bulli ka dominuar në Angli.

Top Channel