Moratti: Cassano do të na mungojë

26/06/2013 21:20

Massimo Moratti është munduar të qartësojë verën që e pret Interin e tij dhe për mediat sportive italiane ka folur pak për të gjitha: shitjen e klubit, shitjen e lojtarëve të mëdhenj dhe blerjet e mundshme…

Moratti dhe klubi – Llogaritë janë përmirësuar. Nëse do të ishim kualifikuar në Champions, do të ishin edhe më mirë. Thohir? Kontaktet vazhdojnë, ekziston vullneti për të gjetur një zgjidhje që do të jetë në të mirë të Interit.

Moratti dhe Juventusi – Tevez? Kanë blerë një lojtar shumë të mirë që do i ndihmojë në sulm, por nuk janë shndërruar në një skuadër të pathyeshme. Nuk pendohem sepse ka një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon.”

Moratti dhe merkatoja
– Cassano? Do të na mungojë shumë klasi i tij. Shitje të lojtarëve më të mirë? Është një mundësi, por do të vlerësojmë gjithçka me qetësi. Isla? Po bisedojmë me Juventusin. Belfodil? Është shumë pranë nesh.

Top Channel