Hummels: Gotze nuk kishte arsye pse të largohej

26/06/2013 16:15

Mats Hummels, qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund, tha se nuk i ka kuptuar ende arsyet pse Mario Gotze vendosi të transferohej tek rivalët e Bayern Munchen dhe shtoi se nuk kishte asnjë arsye sportive për këtë braktisje.

“Nga ana sportive nuk kishte arsye pse të largohej nga Dortmundi. Skuadra jonë është përmirësuar ndjeshëm dhe Mario kuptohej shumë mirë me të gjithë. Për këtë arsye jam i nevrikosur me të”, theksoi futbollisti gjerman në një intervistë për ‘Sport Bild’.

Pas këtyre deklaratave, Hummels ka sqaruar në faqen e tij zyrtare se fjalët e tij nuk duhen interpretuar si një “larje hesapesh” me ish-shokun e skuadrës, shprehje e përdorur nga ‘Sport Bild’ në intervistë.

Hummels mendon se pas largimit të Gotze, Borussia Dortmund nuk ka nevojë për një blerje të bujshme: “Deri tani na ka ecur shumë mirë me lojtarët e rinj dhe të panjohur të cilët i çojmë në nivele shumë të larta.”

Top Channel