Elbasan e Lezhë, dy ngjarje të rënda

26/06/2013 23:50

Në Elbasan, në orët e vona të ditës së mërkurë, është plagosur me armë zjarri një 32-vjeçar. I plagosuri është identifikuar si Ledio Zabeli, i cili është qëlluar pranë shkollës “Luigj Gurakuqi”.

Sipas burimeve policorë të qytetit të Elbasanit, autori i plagosjes është identifikuar dhe policia është vënë tashmë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Lezhë, ku pas një përleshjeje me mjete të forta mes dy personave, në Shën koll, ka mbetur i vdekur njëri prej tyre.

Viktima është identifikuar si Pashko Preli, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga goditjet me mjete të forta, brenda një lokali.

Policia bëhet e ditur se ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet për gjetjen e autorit.

Top Channel