Një prej aktoreve më të apasionuara pas kafshëve shtëpiake, Jessica Biel, është vendosur në qendër të kritikave të shoqatave ambientaliste.
31-vjeçarja u fotografua të martën duke shëtitur në Nju Jork së bashku me dy qentë e saj të racës “pit-bull” dhe duke dëgjuar muzikë.
Megjithatë, më shumë se sa linjat e saj të shkëlqyera, ajo që ra në sy tek Biel ishin qaforet e pazakonta me të cilët ajo kishte lidhur qentë, pajisur me një pajisje që shkarkon rrymë elektrike mbi trupin e kafshëve në rast se ato bëhen agresive.
Rryma, ndonëse në doza tepër të ulta dhe e padëmshme për kafshën, është në gjendje që të disiplinojë qenin, duke e bërë atë të qetësohet e t’i bindet kështu të zotit.
Megjithatë, për shoqatat e kafshëve, kaq ka mjaftuar dhe menjëherë ata kanë sulmuar Biel, e cila u mbrojt duke siguruar se e kishte përdorur më parë këtë pajisje mbi veten dhe se kishte vendosur të lidhte qenat me ato qafore, pasi gjithçka ndieje ishte vetëm një pickim.
Top Channel