
Përplasje e armatosur mes familjeve Syziu dhe Krosi në Lezhë, me pasojë vdekjen e dy personave, dhe plagosjen e tre të tjerëve.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të martës, kur dy vëllezërit Pal dhe Lekë Syziu janë konfliktuar për çështjen e pronësisë së një lokalime dy vëllezërit Erik dhe Arben Krosi. Përplasja me armë ka shkaktuar vdekjen në vend të Lekë Syziut dhe plagosjes së vëllait të tij dhe dy vëllezërve Krosi. Po ashtu gjatë të shtënave ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit Ndrek Prendi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas plagosjes Pal Syziu dhe vëllezërit Krosi janë sjellë me urgjencë në Spital në gjendje të rëndë. Pikërisht aty ka ndërruar jetë edhe Pal Syziu, ndërsa në vdekje klinike ndodhet Arben Krosi. Vëllai i tij Eriku, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Kjo ngjarje vjen dy ditë pas vrasjes së bujshme në Laç ditën e zgjedhjeve. Të dielën Gjon Gjoni, përkrahës i LSI-së mbeti i vrarë pas një përplasjeje të armatosur, ndërsa kandidati i PD-së Mëhill Fufi dhe një i afërm i tij mbetën të plagosur.
Kjo ngjarje u komentua gjatë edhe në mediat botërore, por më vonë nga vëzhguesit ndërkombëtarë u konsiderua si një ngjarje e izoluar, pasi procesi zgjedhor u konsiderua si normal dhe pa incidente të rënda.
Top Channel