Juve arrin marrëveshjen për Tevez

25/06/2013 00:00

Juventus dhe Manchester City janë shumë afër zyrtarizimit marrëveshjes për kalimin e Carlos Tevez nga klubi anglez tek ai italian.

Sulmuesi argjentinas do të veshë fanellën bardhezi në këmbim të 12 milionë eurove, sipas ‘La Gazzetta dello Sport’.

Tevez do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me “Zonjën e Vjetër” për 5.5 milionë euro në sezon.

Për argjentinasin interesohej edhe Milani, por kuqezinjtë po hasin vështirësi në shitjen e lojtarëve fillimisht dhe vonesa e tyre është shfrytëzuar nga Juventus, që tashmë sjell një skuadër atë që i mungonte: një futbollist klasi.

Top Channel