Guardiola, 30 mijë spektatorë në stërvitjen e parë

25/06/2013 18:40

Bajerni i Mynihut pret 25-30 mijë spektatorë në stërvitjen e parë që do të drejtojë Pep Guardiola ditën e mërkurë.

Interesi që spanjolli ka ngjallur në “Allianz Arena” është i jashtëzakonshëm, edhe pse disa prej futbollistëve më të rëndësishëm të kampionëve të Europës në fuqi nuk do të jenë të pranishëm në këtë takim.

Në total, do të jenë 16 futbollistët në dispozicionin e Guardiolës dhe mungesat më të rëndësishme do të jenë ato të Gotze, Badstuber, Dante, Gustavo e Martinez, tre të fundit të grumbulluar për Kupën e Konfederatave.

Mbetet për t’u mësuar nëse do të jetë i pranishëm Mario Gomez, për të cilin spekulohet largimi nga klubi, mundësisht drejt Serisë A.

Stërvitja e së mërkurës do të sjellë edhe takimin e parë midis Guardiolës dhe dy kapitenëve të skuadrës, Philipp Lahm dhe Bastian Schweinsteiger.

Top Channel