E shëmtuar në “Bentagodi”, tifozët e Veronës, lëshojnë thirrje raciste ndaj Maignan dhe Leao-s
Lewis Hamilton ka gjashtë muaj që piloton për skuderinë Mercedes Petronas AMG dhe gjithmonë është shprehur se ndihet mirë me skuadrën e re, por nuk ka fshehur dëshirën se në të ardhmen do i pëlqente të provonte edhe Ferrarin.
Në një intervistë për ‘F1 Racing’, britaniku tha: “Jam i lumtur tek Mercedes. Ferrari gjithmonë ka qenë një nga skuderitë më të mira dhe çdo pilot e ka ëndërr të pilotojë atë makinë. Nëse do më jepej një mundësi për të qenë pilot i Ferrarit, do më pëlqente shumë. Por, përsëris se jam i lumtur tek Mercedes dhe shpresoj që të më mbajnë për shumë vite.”
Hamilton nuk përjashtoi edhe një rikthim tek McLaren në të ardhmen: “Nuk përjashtoj asnjë mundësi. Aty jam rritur dhe e kam në zemër. Ruaj një marrëdhënie të mirë me personat që punojnë tek McLaren.”
Top Channel