Berisha dhe Basha në Presidencë

25/06/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha, tashme i humbur i zgjedhjeve edhe pse ende
jo zyrtarisht, ka vizituar sot zyren e Presidentit të Republikës i
shoqëruar nga kryetari i Bashkise se Tiranës Lulzim Basha.

Nuk ka ende asnje informacion zyrtar as nga zyra e Kryeministrit dhe as nga ajo e Presidentit, se cili ka qene qellimi i kesaj vizite.

Ka aludime per nje diskutim te mundshem te nje doreheqjeje morale te Kryeministrit, i cili pas kesaj do te jete vetem ne detyre, pa patur te drejten e marrjes se vendimeve ne kabinetin qeveritar.

Megjithate ne seline e Partise Demokratike ka vetem heshtje dhe nuk ka ende asnje levizje per te treguar hapat qe do te ndermarre zoti Berisha si Kryeminister, por edhe si kryetar i Partise Demokratike. Majlinda Bregu, që deri dje ka kontaktuar me gazetarët, të martën i ka shmangur ata.

Top Channel