Ancelotti firmos me Realin

25/06/2013 00:00

Real Madrid ka njoftuar se Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës. Tekniku italian do të drejtojë ekipin spanjoll deri në vitin 2016 dhe do të prezantohet ditën e mërkurë, në orën 13:00.

Ancelotti vjen pas eksperiencës së suksesshme tek Paris Saint Germain ku fitoi kampionatin francez. Ish-trajneri i Milanit ka fituar në karrierë 2 Champions League, 2 Superkupa Europe, 1 Botëror Klubesh, 1 Kupë Intertoto dhe ka fituar gjithashtu titullin kampion në Itali dhe Angli.

“Kur ishte lojtar i mësova taktikën dhe shikoja se ai dinte të pozicionohej shumë mirë në fushë. Ishte një trajner i vërtetë që në moshë të re”, ka thënë për të Arrigo Sacchi, tekniku i cili dominoi futbollin në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90 me Milanin.

Ndërkohë, PSG ka zëvendësuar Carlo Ancelottin me trajnerin francez Laurent Blanc. 47-vjeçari, i cili ka drejtuar më parë kombëtaren e Francës, ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin e pasur që e kanë në pronësi miliarderë nga Katari.

Top Channel