Kreu i Partisë Socialiste, në daljen e parë për publikun gjatë ditës së
sotme, deklaroi se fitorja e Rilindjes do të jetë më e thellë nga sa
duket.

Megjithatë Rama u bëri thirrje koordinatorëve, mbështetësve, deputetëve që të jenë të presin dhe të jenë të përgjegjshëm deri në numërimin e votës së fundit, në respekt të çdo votuesi.

Po ashtu Rama i dërgoi mesazh kundërshtarit të tij politik Sali Berisha, që si i humbur në këto zgjedhje mund të marrë pjesë në fitoren e Shqipërisë.

“I dërgoj nje mesazh kundërshtarit tonë se ka gjithnjë një kohë për të humbur dhe sot eshte koha për ta bërë këtë me nder në nderin e Shqiperisë duke bashkëpunuar në cdo tavolinë numërimi për të garantuar paprekshmërine e votës. Ky proces duhet të vazhdoja pa pengese, të gjithë ata që duhet të numërojnë votat duhet të jenë në lartësinë e kësaj detyre, pavarësisht se kush është humbësi dhe fituesi, Eshtë detyrim i barbartë i të dy palëve që ta nxjerrim Shqipërinë të fituar në këtë proces”, tha Rama.

Top Channel