Fiton e majta, Bilishti në festë

24/06/2013 00:00

Atmosfera festive ka përfshirë të gjitha rrugët e Bashkisë së Bilishtit
në Korçë, menjëherë sapo është marrë vesh rezultati i zgjedhjeve për
këtë Bashki.

Kjo zonë njihet si bastion i djathtë dhe është vendlindje e ministrit të Financave Ridvan Bode.
 
Banorët e kësaj zone kanë festuar përmbytjen e rezultatit që ishte i djathtë prej shumë vitesh dhe avantazhin e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Peshkopi, përfundon numërimi

Ka përfunduar numërimi në Peshkopi, ku edhe pse fituese ka dalë Partia Demokratike, në festë kanë qenë simpatizantët e PS-së, për shkak se qarku i Dibrës shënon një barazim 3 me 3 me mandate, dhe tashmë kushdo ndihet fitues.

Top Channel