Champions, Skënderbeu përballë Neftçi

24/06/2013 00:00

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i raundit të dytë paraeliminator për Ligën e Kampioneve 2013-2014 dhe Skënderbeu do të ndeshet me azerët e Neftçi.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë do të luajnë ndeshjen e parë në transfertë më datë 16 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 23 korrik.

Shorti për ekipin korçar mund të konsiderohet i pranueshëm duke marrë parasysh se mund të përballeshin edhe me emra si Celtic, Steaua Bukuresht, Dinamo Zagreb apo BATE Borisov.

Neftçi është skuadra e kryeqytetit të Azerbajxhanit dhe më e suksesshmja e këtij vendi me 8 tituj kampion dhe 5 kupa kombëtare. Në Europë ky ekip ka arritur të hyjë në fazën e grupeve të Europa League në sezonin 2012-2013 pasi mundi APOEL-in e Qipros 4-2 në play-off.

Një short favorizues rezultoi ai edhe për tre përfaqësueset tona në Europa League. Kështu, Laçi ka një përballje të thjeshtë në letër ndaj Diferdanzhit luksemburgas, Kukësi sfidon estonezët e Florës së Tallinit e Teuta përballet me Dacian moldave, duke pasur secila prej tre përfaqësuesve tona në Europa League, të paktën hipotetikisht, shanse të mira për të kaluar përtej turit të parë.

Ndeshjet e turit të dytë kualifikues të Champions, ku luan Skëndërbeu, zhvillohen në datat 17 dhe 24 korrik, ndërsa ekipet tona në Europa League luajne në 4 dhe 11 korrik. Mes katër përfaqësueseve tona, Teuta dhe Laçi luajnë ndeshjet e para në fushën e tyre.

Ja të gjitha çiftet e tjera të Champions League:

Raundi i parë paraeliminator:
FC Shirak (Armeni) – Tre Penne (San Marino)
FC Lusitans (Andorra) – EB/Streymur (Ishujt Faroe)

Raundi i dytë paraeliminator
Neftçi PFK (Azerbajxhan) – Skënderbeu (Shqipëri)
Steaua Bucarest (Rumani) – FK Vardar (Maqedoni)
Viktoria Plzen (Ceki) – Zeljeznicar (Bosnje)
FC Sheriff (Moldavi) – Sutjeska (Mali i Zi)
Birkirkara (Maltë) – Maribor (Slloveni)
Sligo Rovers (Irlandë) – Molde (Norvegji)
Elfsborg (Suedi) – Daugava Daugavpils (Letoni)
HJK Helsinki (Finlandë) – Nomme Kalju (Estoni)
Ekranas (Lituani) – Hafnarfjördur (Islandë)
Neë Saints (Uells) – Legia Varsovia (Poloni)
Celtic (Skoci) – Cliftonville (Irlandë e Veriut)
Dinamo Zagreb (Kroaci) – Fola Esch (Luksemburg)
Gyori ETO (Hungari) – Maccabi Tel-Aviv (ISR)
BATE (Bjellorusi) – Shakhter Karagandy (Kazakistan)
Fituesi i ndeshjes së parë të raundit 1 – Partizan (Serbi)
S. Bratislava (Sllovaki) – L.  Razgrad (Bullgari)
D. Tbilisi (Gjeorgji) – Fituesi i ndeshjes së parë të raundit 2

Top Channel