Bazhdari: Në Shkodër, fitore e të majtës

24/06/2013 00:00

Keti Bazhdari, Sekretare për Çështjen e ish-të përndjekurve në Partinë
Socialiste u shpreh se në zgjedhjet e të dielës Shkodra i dha fitore të
majtës.

“Në Shkodër regjistrohet një fitore e të majtës. Kjo ka ardhur si pasojë e dy fenomeneve. E para është se e djathta gjatë gjithë këtyre viteve ka premtuar për mbështetje të shtresës së ish-të përndjekurve, por në fakt vetëm ka përdorur gjuhën e ashpër ndaj regjimit ish-komunist dhe nuk ka bërë asgjë për njerëzit. E dyta është se programi i Partisë Socialiste përfshin edhe trajtimin e problemeve të kësaj shtrese”, tha Bazhdari.

Përfaqësuesja e PS pretendon se në këto momente po bëhet presion në qendrat e votimit, pasi është e vështirë për të pranuar këtë rezultat fitoreje të së majtës dhe humbje të së djathtës.

Top Channel