Siguria në ditën e zgjedhjeve

22/06/2013 23:05

Policia e Shtetit njoftoi në mbrëmje se ka marrë në ruajtje të 5509 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Shtetit, 6200 forca policie janë angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.

“Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, në kuadër të detyrave institucionale, që u ngarkon ligji për procesin zgjedhor, pasditen e sotme morën në ruajtje të gjitha Qendrat e Votimit, në të gjithë vendin. Nga strukturat e Policisë së Shtetit, aktualisht janë marrë në ruajtje 5509 Qendra Votimi, ndërkohë që vazhdon procesi i mbërritjes së materialeve zgjedhore pranë këtyre qendrave. Deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problem. Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vazhdojë deri ditën e nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor”, deklaroi Tefik Sulejmani, zëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA