Kupa e Konfederatave, Italia mbyllet në hotel

22/06/2013 04:00

Tensioni dhe trazirat nëpër rrugët braziliane ka ndikuar edhe në grumbullimin e kombëtares axurre, Italisë, në Kupën e Konfederatave.

“Nuk ka nevojë për të shkuar në shtëpi – shpjegoi Cesare Prandelli, trajner i Italisë. – Në këto ditë situata ka ndryshuar, në Rio mund të dilje të vizitojë qytetin, në Recife dhe këtu e kemi të ndaluar të dalim nga hoteli”.

Të shtunën do të përballen me Brazilin dhe trajneri axurr i ka idetë e qartë në planin taktik: “Nuk dua 90 minuta të luajtura në gjysmëfushën tonë, do të përdor lojtarë të freskët fizikisht”.

Protestat e popullit brazilian nuk mund t’i lënë indiferent italianët, të impenjuar për Kupën e Konfederatave. Masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm dhe klima nuk është nga më të mirat e mundshme për futbollin.

“Nëse manifestimet janë civile, atëherë stimulojnë përmirësimin e vendit – tha Prandelli, – por nëse bëhen të dhunshme, atë nuk mund të jenë të mirëpritura. Do të ishte një paradoks i papranueshëm, nëse në Salvador, ne dhe Selecao do të jepnim spektakël në fushë, ndërsa jashtë saj do të zhvilloheshin përplasje mes kontestuesve.

Media braziliane kundër Prandelli-t

Nuk i ka pëlqyer shtypit brazilian batuta e Cesare Prandellit, në lidhje me ngjyrën e lëkurës së Balotelli-t.

“Mario kishte një leje speciale për të dalë nga hoteli, sepse ngjante si njëri prej tyre”, tha tekniku axurr në konferencën për shtyp në Salvador, duke nxitur irritimin e mediave vendase.

Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i tij, i cili ka mbyllur gjithcka pa lënë vend për dyshime apo nënkuptime: “Nuk bëhet fjalë për një batutë raciste, Balotelli po ndihmon ekonomikisht një institucion, i cili realizon vepra sociale në Bahia”.

Top Channel