Çmenduri në Philadelphia, goli dramatik në fund që i dha fitoren e madhe Bregut të Fildishtë
Isco është lojtari i ri i Real Madrid. Sipas ‘AS’, klubi madrilen dhe Malaga kanë arritur marrëveshjen dhe mungojnë vetëm disa detaje në mënyrë që mesfushori i avancuar të luajë me gjigandët spanjollë për pesë vitet e ardhshme.
Florentino Perez ka rënë dakord që të paguajë 30 milionë euro për lojtarin e ri më të mirë të vitit 2012 (Golden Boy, çmim që jepet nga Tuttosport) dhe për lojtarin më të mirë të Europianit U-21 që u fitua nga Spanja.
Marrëveshja do të zyrtarizohet javën e ardhshme dhe Isco do të prezantohet në fillim të korrikut pasi aktualisht futbollisti ndodhet me pushime në Ibiza.
Për 21-vjeçarin ishte interesuar edhe Manchester City.
Top Channel