Inter, Cassano shkëmbehet me Belfodil

22/06/2013 20:20

Genoa tërhiqet nga tratativa për Antonio Cassano-n. Ka mjaftuar takimi në “Forte dei Marmi” me agjentin e lojtarit, Beppe Bozzo, për të bindur presidentin kuqeblu, Enrico Preziosi, të heqë dorë.

“Tratativa mes Parmës dhe Interit ka avancuar së tepërmi, ndaj dhe përfshirja në këto bisedime nga ana jonë nuk do të ishte e logjikshme. E them me keqardhje”.

Kështu, Cassano do të përfundojë në krahët e Roberto Donadoni-t. Belfodil do të ndërmarrë hapin e kundërt, pra do të vishet zikaltër.

Preziosi shpresonte të rikthente në Xhenova, te “grifonët”, por është detyruar të dorëzohet përpara evidencave: “Nuk më pëlqen të futem mes diskutimeve të të tjerëve”, shpjegoi Preziosi. “Sigurisht, Cassano më pëlqen, sikurse i pëlqen kujtdo që e ardhuron futbollin”.

Top Channel