Elbasan, Metalurgjiku përfshihet nga flakët

22/06/2013 18:45

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ish-kombinatin metalurgjik të Elbasanit, që prej orës 18:00 të së shtunës.

Sipas burimeve paraprake të Policisë së Shtetit, zjarri përfshiu një çisternë naftëmbajtëse, e cila i ka dhënë instensitet flakëve, ndërsa shkaku i shkëndijës fillestare nuk është përcaktuar ende.

Në vendngjarje, mbërritën menjëherë disa zjarrëfikëse të qytetit të Elbasanit, të cilat po përpiqen të lokalizojnë flakët, në pritje të përforcimeve nga rrethet e tjera.

Megjithatë, zjarri në hyrje të qytetit të Elbasanit nuk rrezikon banesat e ndodhura pranë kompleksit pjesërisht të braktisur industrial.

Top Channel