Webber: Të tregojmë përmirësimet e makinës

21/06/2013 00:00

Mark Webber theksoi se ka ardhur momenti që Red Bulli të tregojë përmirësimet që ka bërë në makinën e tij pas një sezoni me ulje-ngritje, ku australiani renditet në vendin e pestë të klasifikimit.

“Skuderia po mundohet shumë në përmirësimin e njëvendëshes dhe tani ka ardhur momenti që t’i tregojmë këto përmirësime në pistë”, theksoi piloti australian, i cili pranoi se garën në Britani e ndjen si të shtëpisë së tij.

“Unë jetoj në Angli dhe e ndjej si garën e shtëpisë. Është një vend që e ndjen shumë sportin e automobilizmit dhe është bukur të fitosh në Silverstone”, shtoi Webber.

Piloti i Red Bullit shpjegoi se si pilotohet në Silverstone: “Është një pistë e shpejtë që e lodh pilotin. Duhet të jesh i saktë dhe makina duhet të jetë perfekte.”

Top Channel