Kafeneja më e rrezikshme në botë, një atraksioni i pazakontë ku për të pirë një kafe.. duhet të sfidosh lartësitë
Robert Downey Jr. ka nënshkruar edhe për dy filma të tjerë të “Avengers” (Hakmarrësve), ku do të interpretojë sërish rolin e superheroit “Iron Man” (Njeriu i Hekurt).
Pjesëmarrja e tij në filmat e radhës ishte në dyshim pasi Marvel nuk ishte e gatshme të pranonte kërkesat e tij të larta ekonomike, por studioja ka arritur një marrëveshje që do të bëjë të mundur që aktori hollivudian të luajë sërish rolin e Tony Stark/Iron Man në “The Avengers 2” dhe “The Avengers 3”.
Në një komunikatë të publikuar në marvel.com lexohet: “Marvel ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e kontratës me Robert Downey Jr. për dy filmat e radhës të “Hakmarrësve”, ku do të interpretojë miliarderin, gjeniun dhe filantropistin e famshëm.”
Filmi ‘The Avengers 2” do të nisë produksionin në mars të vitit 2014. Regjia dhe skenari nga Joss Whedon.
Top Channel