NBA, Miami Heat kampion për të dytin vit radhazi

21/06/2013 05:50

Miami Heat është shpallur sërish kampion i NBA, kampionatit më të rëndësishëm të basketbollit në botë, duke mposhtur 95-88 rivalët e Konferencës së Perëndimit, San Antonio Spurs, në sfidën e 7-të të Finaleve dramatike.

LeBron James ka treguar edhe njëherë se është lider i një ekipi tashmë të pandalshëm, dhe me 37 pikët e shënuara prej tij ka udhëhequr ekipin nga Florida drejt titullit të dytë radhazi, të tretin në historinë e franshizës së drejtuar nga Eric Spoelstra, pas atyre të viteve 2006, 2012.

James ka fituar edhe çmimin individual “MVP”, si lojtari më i vlefshëm i fazës së Play-Off-eve në këtë sezon të NBA. Dwayne Wade shënoi 23 pikë për Heat, teksa pas ndeshjes u shpreh: “Këto kanë qenë “play-off”-et më të vështira, që kemi luajtur ndonjëherë, por ne jemi një ekip atletik dhe bëmë atë që duhej në fund”.

Tim Duncan, në krahun tjetër, shënoi 24 pikë për San Antonio Spurs, por nuk mjaftuan për të fituar titullin e 5-të në historinë e ekipit teksan, pas atyre në 1999, 2003, 2005, 2007.

Top Channel