Paris SG, dështon edhe opsioni “Capello”

20/06/2013 00:00

Janë ndërprerë negociatat mes djalit të Fabio Capello, Pierfilippo,
avokat që kujdeset për interesat e të atit, dhe drejtuesve të Paris
Saint-Germain.

Lajmin e bëjnë të ditur gazetat franceze, që po ndjekin çështjen e ekipit kryeqytetas. Sipas burimeve pranë kompanisë, tratativa është fokusuar tek gjatësia e kontratës, me teknikun italian që nuk ka pranuar afatin 1-vjeçar, si dhe tek zgjidhja e një problemi me Federatën Ruse të Futbollit.

Pierfilippo Capello ndaloi për disa orë në Parkun e Princërve mëngjesin e së enjtes dhe pak më vonë la zyrat pranë ambjenteve të stadiumit ku zhvilloheshin bisedimet. Më pas ai është kthyer në hotel dhe që andej ka marrë drejtimin për në aeroport.

Top Channel