Konfederatat, vidhen lojtarët spanjollë

20/06/2013 17:50

Gjashtë lojtarëve të kombëtares spanjolle të futbollit u janë vjedhur para’ në hotelin ku ishin të grumbulluar për Kupën e Konfederatave, në qytetin brazilian të Recifes.

Pas ndeshjes ndaj Uruguajit ditën e dielë, futbollistët panë që mungonin paratë që kishin lënë në portofole apo rroba. Lojtarët që paratë i kishin futur në valixhe të mbyllura apo kasaforta kishin shpëtuar nga vjedhja.

Sipas agjensisë së lajmeve EFE, shuma e parave të vjedhura shkon deri në 1 mijë euro.

Hotelet ku qëndrojnë kombëtaret në këtë Kupë Konfederatash nuk janë zgjedhur nga federatat përkatëse, por nga FIFA. Në rastin e Spanjës, futbollistët janë ankuar në mediat sportive të vendit të tyre dhe për nivelin e dobët të këtyre hoteleve.

Top Channel