Finalja e madhe e NBA

20/06/2013 00:00

Miami Heat-San Antonio Spurs. Ndeshja e shtatë e finaleve të NBA do të luhet në orët e para të ditës së premte (03:00) dhe do të vendosë kampionin e ligës më të mirë të basketbollit të botës.

Lojtarët e Gregg Popovich e kishin shumë afër unazën e kampionit në ndeshjen e gjashtë, por Ray Allen shpëtoi Miamin duke i dhënë një tjetër mundësi për titullin me anë të një 3-pikëshi në sekondat e fundit.

Por, ishin humbjet e topit të Manu Ginobili ato që i dhanë jetë Miamit. Argjentinasi i teksanëve theksoi pas ndeshjes: “Jam ende shumë i trishtuar. Luajta shumë keq, por kemi edhe një finale për të luajtur.”

Nga njëra anë talenti i treshes James-Wade-Bosh (Miami Heat) dhe nga ana tjetër eksperienca e treshes veterane Duncan-Parker-Ginobili. Një ndeshje e madhe që do të vendosë kampionin e NBA për sezonin 2012-2013.

Top Channel