Dinho: Kupa e Konfederatave s’më intereson

20/06/2013 00:00

“Kupa e Konfederatave? Nuk e ndjek dhe nuk më intereson. Tek e fundit,
nëse nuk luaj vet në to nuk i ndjek kurrë. Ose jam në fushë, ose futboll
në televizor nuk ka”.

Kështu ka thënë ylli brazilian Ronaldinho, i përjashtuari VIP i listës së lojtarëve të mbledhur nga trajneri Felipe Scolari për kombëtaren braziliane.

“Raporti im me të mbetet i shkëlqyer. Por këtë herë ai nuk më ka thirrur dhe duhet ta mbledh mendjen. Me kombëtaren kam përjetuar gëzimin e madh të fitores, me Scolarin dhe me Parreiran, ndërsa tani mund të bëj vetëm tifo”, ka thënë fituesi i Topit të Artë.

Përveç se doli kampion bote me Brazilin në vitin 2002, Dinho shkëlqeu më pas në radhët e Barcelonës, në vitet 2004-2008, me të cilën fitoi një Champions dhe dy herë kampionatin e Spanjës.

Problemet nisën kur ai prishi marrëdhëniet me trajnerin e atëhershëm të Barçës, Frank Rijkaard, i cili nuk e aktivizonte në lojë. Kjo pasoi me kalimin për dy vjet tek Milan  (2008-2010), ku performanca e tij ishte modeste dhe më pas kthimi në atdhe, ku pas një viti në radhët e Flamengo aktualisht militon tek Atletico Mineiro.

Top Channel