Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë raporton se ndërmjet udhëzimeve dhe
manualeve shpërndarë pranë Komisioneve Zonale të Administrimit te
Zgjedhjeve dhe atyre të qendrave të votimit kanë mospërputhje me Kodin e
ri Zgjedhor gjatë procesit të numërimit.

“Duke qenë që KQZ-ja është e përbërë nga 4 anëtarë dhe për të nxjerrë udhëzime duhen së paku 5 anëtarë, nuk munden të ndryshojnë udhëzime në lidhje me procedurat, se si do të administrohen materialet zgjedhore. Udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi të cilat janë të ndërtuara manualet dhe që ju kanë shkuar Komisionerëve, në fakt bazohen në udhëzime të vitit 2009, të cilat konsiderohen ende në fuqi. Baza ligjore tanimë ka ndryshuar. Udhëzimi, i cili parashikon se si do të administrohen kutitë e materialeve zgjedhore dhe kutitë e votimit nga grupet e numërimit të votave, bazohet dhe fakti që merret në dorëzim dhe hapet së pari kutia, ndërkohë që Kodi i ri Zgjedhor parashikon që kutia e materialeve të votimit hapet vetëm nëse në kutinë e fletëve të votimit mungon apo nuk rakordojnë shifrat e procesverbalit për mbylljen e qendrës së votimit”, tha Dritan Taullai, përfaqësues i KRIIK

Koalicioni i vezhguesve veren me shqetesim dhe i rekomandon partive politike te mos vendosin militante ne komisionet e administrimit te zgjedhjeve dhe ato te qendrave te votimit dhe njekohesisht te mos i nderrojne ato deri ne momentin e fundit.

“Një problem shumë i madh ka qenë ndërrimi i komisionerëve në minutat e fundit dhe ky apel i bëhet partive politike pikërisht në këtë moment që ta zvogëlojnë këtë fenomen në minimum”, tha Gerta Meta, nga koalicioni i vëzhguesve vendorë.

Koalicioni i vezhguesve vendore do te kete 1500 vezhgues ne terren gjate procesit te votimit dhe atij te numerimit ne 23 qershor.

Top Channel