Durrës, vritet në punë 25-vjeçari

19/06/2013 18:00

Një 25-vjeçar nga Shijaku ka gjetur vdekjen teksa po punonte për llogari të firmës së kontraktuar për ndërtimin e portit të peshkimit në Durrës.

Millan Sinjari, 25 vjeç nga fshati Borakaj i Shijakut, ka gjetur vdekjen pas rënies në ujë dhe përplasjes me gurët e hedhur për krijimin e skolierës.

Paraprakisht deklarohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërkohë që janë shoqëruar në polici disa persona, punonjës të firmës për të kuptuar nëse aksidenti në punë është shkaktuar nga mungesa e plotësimit të kushteve të sigurisë teknike. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në vazhdim të murit rrethues të portit të Durrësit po ndërtohet porti i ri i peshkimit, financim i Bankës Islamike, në vlerën e 14.6 milionë dollarëve, i cili do të bëjë të mundur ankorimin e 130 anijeve të peshkimit.

Top Channel