Maradona fiton gjyqin në Kinë

18/06/2013 00:00

Diego Armando Maradona ka fituar gjyqin kundër dy kompanive kineze me bazë në Shangai, të akuzuara për përdorim të paautorizuar të imazhit të tij.

Sipas së përditshmes “Shanghai Daily”, gjykata e Pekinit ka vendosur në favor të legjendës së futbollit një dëmshpërblim prej 3 milionë jen, rreth 350 mijë euro.

Çështja nisi gushtin e vitit të kaluar, kur kampioni argjentinas vendosi të padiste dy kompanitë kineze “Shanghai The9 Information Technology Co Ltd” dhe “The9 Computer Technology Consulting Co Ltd”, nën akuzën se kishin përdorur imazhin e tij në një lojë futbolli online.

Në veçanti nën hetim kishte përfunduar një lojë me titullin “Soccer Hot Blooded”, ku shfaqej Maradona në formën e një filmi vizatimor, me bluzën me vija bardhekaltër të kombëtares argjentinase.

Maradona kontestoi këtë veprim duke thënë se nuk kishte autorizuar kurrë përdorimin e imazhit të tij për lojën kineze dhe fillimisht kishte kërkuar një dëmshpërblim prej 20 milionë jen, mbi 2 milionë euro e gjysmë. Por gjykata vendosi për më pak, ndonëse i dha të drejtë yllit të futbollit.

Top Channel