Konfederatat, Nigeria fundos Tahitin

18/06/2013 00:00

Një goditje efikase me kokë e Jonathan Tehau i dha shpresë Tahitit për një ëndërr në Kupën e Konfederatave. Por goli nuk mjaftoi përballë luanëve të Nigerisë, që reaguan me një valë golash.

Goli për ekipin amerikano-jugor u shënua në minutën e ‘5, por kundërshtarëve u mjaftuan pesë minuta të tjera për të barazuar me anë të Oduamadi.

Pikërisht ky i fundit ka qenë njeriu i ndeshjes për nigerianët, pasi pas golit të parë, në minutën e ’26 dyfishoi rezultatin dhe e trefishoi atë në ’68.

Për rezultatin final, 6-1, kontribuan edhe një autogol i autorit të golit për Tahitin, si dhe një dopietë e Echiejile. Tani afrikanët do të përballen me Uruguajin për vendin e dytë në grup.

Ndërkohë, Tahiti vazhdon të argëtohet pavarësisht se nëntë lojtarë të tij janë të papunë dhe profesionisti i vetëm, sulmuesi Vahirua, ka marrë teserën e Panathinaikosit.

Tifozët e ekipit janë entuziastë, por përballja e radhës është me Spanjën dhe ekziston rreziku për një goleadë tjëtër.

Top Channel