Holandë, 7 të dënuar për vrasjen e vijërojtësit

18/06/2013 16:10

Gjashtë adoleshentë dhe babai i njërit prej tyre u shpallën fajtorë për vrasjen e një vijërojtësi gjatë një ndeshje futbolli për të rinjtë, gjatë 2012-s.

Gjykata e qytetit verior të Lelistadit dënoi me gjashtë vjet heqje lirie babain 50-vjeçar, ndërsa dënoi të rinjtë me dy vjet heqje lirie në një qendër riedukimi për minorenët, përveç njërit që u dënua vetëm me një vit burgim.

41-vjeçari Richard Nieuwenhuizen, baba i tre fëmijëve, u vra brutalisht në një pritë që ju bë në dalje të stadiumit në datën 2 dhjetor 2012

Në gjyq nuk u debatua për përgjegjësinë e të panderhurve, të cilët kanë pranuar se rrahën gjyqtarin, por sipas mbrojtjes, ishin disa kushte shëndetësore të viktimës, ato që shkaktuan vdekjen.

Ndërsa akuza argumenton se rrahja i shkaktoi vijërojtësit çarjen e aortës, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme nga një hemoragji e brendshme e papërmbajtshme, një mjek ligjor i pajtuar nga mbrojtja argumentoi se i ndjeri vuante nga një sëmundje të rrallë, që shkakton çarjen spontane të aortës.

”Gjykata gjen se ka prova të mjaftueshme ligjore për të mbështetur se ishin goditjet e forta të marra nga shkelmat e të pandehurve në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit, ato që shkaktuan vdekjen e zotit Nieuëenhuizenit”, shkruhej në komunikatën e gjykatës.

Gjyqi i shtatë të panderhurve ka fituar një vëmendje të madhe mediatike në Holandë, pasi kjo ngjarje është ajo që ilustron më mirë episodet e dhunës në futbollin holandez.

Top Channel